Qindra persona, që janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, si pasojë e puçit ushtarak në Mianmar (Birmani), janë liruar më 24 mars nga burgu në Rangoon, kanë raportuar dëshmitarët dhe mediat lokale.

Ky shtet i Azisë Juglindore është përballur me protesta ditore prej puçit 1 shkurtit dhe arrestimit të lideres së rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi.

Mbështetësit e saj kanë thënë se akuzat kundër saj janë të rreme.

Disa autobusë të mbushur me të burgosur janë larguar nga burgu Insein në mëngjes, kanë thënë dëshmitarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mesin e tyre është thënë të ketë pasur edhe avokatë.

Autoritetet, në anën tjetër, ende nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar.

Liderët ushtarakë kanë thënë se zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020, të fituara nga partia e Suu Kyisë, janë manipuluar.

Puçi ushtarak i shkurtit ka kthyer mbrapsht përpjekjet për t’u këndellur nga rregulli ushtarak për gati gjysmë shekulli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi aktivist Asociacioni për të Burgosurit Politikë ka thënë se të paktën 2,000 persona janë arrestuar në protestat kundër puçit.

Në këtë periudhë, 250 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë./ REL