Aktivistja e shquar e të drejtave të grave në Arabinë Saudite, Loujain al-Hathloul është liruar nga burgu. Ajo qëndroi për tri vjet në paraburgim dhe rasti i saj kishte shkaktuar zemërim të bashkësisë ndërkombëtare.

“Loujain është në shtëpi”, shkroi në Twitter, motra e saj, Lina al-Hathloul.

Hathloul, 31-vjeçare, është aktiviste e njohur e Arabisë Saudite e cila zhvilloi fushata të gjëra për të drejtën e grave për të vozitur makinën dhe për t’i dhënë fund sistemit të kujdestarisë nga burrat. Në vitin 2018 ajo u arrestua së bashku me disa gra tjera.

Disa javë pas arrestimit të tyre ky vend vendosi të lejojë gratë që të drejtojnë makinat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në dhjetor të vitit 2020, një gjykatë e dënoi aktivistën Hathloul me gati gjashtë vjet burgim mbi akuzat për lidhje me terrorizmin, por një pjesë e dënimit ishte pezulluar duke hapur rrugën për lirimin e saj të parakohshëm. Edhe pse është lënë e lirë ajo ende është në vëzhgim dhe i ndalohet largimi nga Arabia Saudite.

Lirimi i saj nga burgu ndodhë në kohën kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po i rishqyrton raportet me Arabinë Saudite, në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen saudite në luftën e Jemenit.

Gjatë një fjalimi në Pentagon, presidenti Biden e mirëpriti lajmin për lirimin e aktivistes saudite. Organizatat e të drejtave të njeriut gjithashtu e mirëpritën lirimin e saj, por kërkuan që edhe aktivistet tjera të lirohen.

Sundimtari de fakto i Mbretërisë, Princi i Kurorës, Muhamed bin Salman, është përpjekur të marrë vendime të cilat do ta paraqisnin atë si reformator. Megjithatë kritikët raportojnë për masa të vazhdueshme ndaj aktivistëve dhe rivalëve brenda monarkisë./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";