Lirohet nga burgu Saadi Gaddafi, një nga djemtë e ish-udhëheqësit libian, Muamar Gaddafi, i cili vuante dënimin që prej vitit 2014.

 

47-vjeçari tashmë është larguar nga territori libian me një fluturim direkt në Stamboll.  Ish-futbollisti profesionist u akuzua për krime të kryera kundër protestuesve në vitin 2011, në shtypjen e revoltës që i dha fund regjimit të babait të tij Muammar Gaddafi, dhe për vrasjen e trajnerit libian të futbollit, Bashir al-Rayani, në vitin 2005.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kryengritjes së vitit 2011, Saadi Gaddafi iku për në Niger, por u ekstradua në Libi në vitin 2014 dhe që atëherë u burgos në Tripoli.