Një 28-vjeçar ka terrorizuar qytetarët në zonën e Albany në SHBA, pasi ka qëlluar me armë jashtë një sinagoge, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

 

Sipas autoritetevë, të shtënat me armë u regjistruan rreth prës 14:00. Policia nuk e identifikoi 28 vjeçarin por tha se ai është një banor vendas.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai qëlloi dy herë ndërsa bëri deklarata kërcënuese. Më pas u përpoq të ikte, por u kap nga një kalimtar dhe nga policia. Ngjarja ndodhi mes frikës në rritje të antisemitizmit në mbarë botën nga lufta e Izraelit në Gaza, e cila përballet me kritika të forta për rritjen e numrit të të vdekurve palestinezë, raportojnë mediat e huaja.

 

“Lironi Palestinën” u shpreh i riu teksa u arrestua nga policia. “Siguria e hebrenjve të Nju Jorkut është e panegociueshme. Çdo veprim antisemitik është i papranueshëm”, theksoi guvernatorja në sfondin e rritjes së antisemitizmit dhe sulmeve kundër hebrenjve në SHBA.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";