Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budrys, ka thënë se do të refuzojë bisedimet me Bjellorusinë për rihapjen e kufirit të tyre, pasi presidenti i saj, Alexander Lukashenko urdhëroi të martën ministrin e tij të Jashtëm të niste negociatat.

Lituania muajin e kaluar ka mbyllur dy pikat kufitare me fqinjin e saj deri në fund të nëntorit, në përgjigje të ndërhyrjeve të përsëritura nga balonat që fluturonin nga Bjellorusia, të cilat kanë ndërprerë trafikun ajror dhe kanë shkaktuar mbyllje në aeroportin e Vilniusit.

Lituania thotë se balonat fluturohen nga kontrabandistë që transportojnë cigare të kontrabanduara dhe fajëson Bjellorusinë për mosndalimin e kësaj praktike, duke e quajtur atë një formë “sulmi hibrid”, raporton Reuters.

“Lukashenko nuk i vendos rregullat… Rekomandimi im këmbëngulës për qeverinë time do të jetë që të mos ndjekë rrugën që po përpiqen të na imponojnë”, ka thënë Budrys.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk jemi lënë vetëm, kemi përfshirje të plotë të SHBA-së”, ka thënë Budrys, duke folur nga Uashingtoni dhe duke iu referuar takimit të tij me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe të dërguarin special të presidentit Donald Trump në Bjellorusi, John Coale, të hënën.