Katër të vdekur dhe 28 të plagosur, përfshirë katër në gjendje të rëndë, është numri i deritanishëm i një sulmi raketor rus në Odesa , në jug të Ukrainës, sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper.
Siç shprehet guvernatori i rajonit ukrainas në postimin e tij në platformën Telegram, është konfirmuar vdekja e tre grave dhe një burri. Një grua shtatzënë dhe dy fëmijë janë në mesin e të plagosurve, shtoi ai.
Imazhet e publikuara në mediat sociale tregojnë një zjarr në Kështjellën Kivalov, një rezidencë në pronësi të ish-deputetit Serhii Kivalov, sipas faqes së lajmeve The New Voice of Ukraine. Radio dhe televizioni ukrainas raportoi më herët se Serhii Kivalov u plagos në sulmin e sotëm./vizionplus.tv/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";