Qeveria britanike ka bërë të ditur sanksione të tjera kundër Rusisë, kësaj radhe duke synuar sigurimin. Kompanitë ruse në industrinë e aviacionit nuk do të kenë më akses në shërbimet e sigurimit ose të risigurimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Përmes një deklarate u tha se kjo masë do të kufizojë përfitimet që marrin subjektet ruse nga aksesi i tyre në tregun global të sigurimeve apo risigurimeve.

Qeveria tha se synimi i këtyre sanksioneve është izolimi i mëtejshëm i ekonomisë ruse nga sistemi financiar ndërkombëtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";