Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, tha në një konferencë për mediat se Rusia do të arrijë të përballojë sanksionet e vendosura nga shtetet perëndimore.
“Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë të rënda, por vend ynë ka potencialin e nevojshëm që të rikuperojë dëmin e shkaktuar”, tha Peskov. Ai shtoi se Putin do të punojë sot për zgjidhjen e problemit ekonomik, pasi ka organizuar një takim me ministrin e Financave dhe guvernatorin e Bankës Qendrore.
SHBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar përjashtuan Rusinë nga tregjet financiare perëndimore. Si rezultat, rubla ruse ka humbur vlerën e saj në shifra rekord krahasuar me monedhat perëndimore, ndërsa Banka Qendrore rriti normën e interesit nga 9,5% në 20%.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";