Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është një moment vendimtar për të vendosur për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian.

Në një postim në Twitter, Zelensky shkruane ka diskutuar me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, masat e mëtejshme të ndihmës dhe luftën heroike të ukrainasve për të ardhmen e tyre të lirë.

“Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE. U diskutua me presidentët e BE-së për ndihmën e mëtejshme efektive dhe luftën heroike të ukrainasve për të ardhmen e tyre të lirë”, shkroi Zelensky në Twitter, duke besuar se BE zgjedh Ukrainën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";