Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse kryeministri Benjamin Netanyahu nuk përcakton një plan të pasluftës për Rripin e Gazës.

“Nëse vendosni interesin kombëtar mbi atë personal, tek ne do të gjeni partnerë në luftë. Por nwse zgjidhni rrugen e fanatikeve dhe  e coni te gjithe kombin nw humnerw , ne do te detyrohemi qw tw largohemi nga qeveria”, tha Gantz.

Sipas Gantz kabineti duhet të përgatisë një plan veprimi për luftën deri më 8 qershor

Deklaratat erdhen   pasi një tjetër anëtar I qeverise , ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, i kërkoi Netanyahut të deklaronte publikisht se Izraeli nuk kishte plane për të marrë përsipër sundimin civil dhe ushtarak në Gaza.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gallant dhe Gantz thonë se mbajtja e kontrollit ushtarak në Gaza do të rriste rreziqet e sigurisë së Izraelit, ndërsa të tjerët, duke përfshirë anëtarët e ekstremit të djathtë të koalicionit qeverisës të Netanyahut në qeveri, besojnë se kontrolli i vazhdueshëm është i nevojshëm për të mposhtur Hamasin.

Përçarja në rritje brenda kabinetit vjen ndërsa luftimet vijojnë me intensitet ne Rripin e Gazës. /vizionplus.tv