“Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë”. Është ky premtimi i pesë më të mëdhenjve të Tokës, të cilët, në një deklaratë të rrallë të përbashkët, konfirmojnë angazhimin e famshëm solemn të njoftuar nga Ronald Reagan dhe Michail Gorbaçov në vitin 1985, kur dy liderët i dhanë fund Luftës së Ftohtë duke hedhur bazat e ridimensionimit të arsenaleve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik të atëhershëm.

Kështu udhëheqësit e pesë shteteve bërthamore, si SHBA, Rusia, Kina, Britania dhe Franca, firmosën paktin për parandalimin e luftërave dhe shmangur garën e armëve. Kjo vjen në një moment tepër delikat, me tensionet që rriten vazhdimisht mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit lidhur me krizën në kufirin lindor të Ukrainës dhe me shqetësimet e Uashingtonit për synimet ekspansioniste të Pekinit, duke nisur nga kërcënimi që peshon mbi Tajvanin.

Me anë të akordit, firmëtarët, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, synojnë që të krijojnë një botë të lirë nga armët bërthamore dhe ato të shkatërrimit në masë. Problem për arritjen e kësaj mbetet Pakistani, India dhe Koreja e Veriut që posedojnë armë nukleare, ndërsa Izraeli zotëron të paktën 200 bomba atomike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";