Një ditë më parë, Aleksandër Lukashenko u betua si President i Bjellorusisë. Inaugurimi u krye në mënyrë të papritur dhe pa një njoftim paraprak.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha këtë të enjte se Bashkimi Evropian refuzon ta njohë Lukashenkon si President të Bjellorusisë.

Sipas tij, ky inaugurim bie në kundërshtim me vullnetin e pjesës më të madhe të popullsisë.

“BE-ja nuk i njeh rezultatet e manipuluara të zgjedhjeve në Bjellorusi. Rrjedhimisht, mandati i ri, i pretenduar nga Aleksander Lukashenko nuk ka asnjë legjitimitet demokratik”, tha Borrell.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lukashenko u betua në “fshehtësi” si President i Bjellorusisë/ BE: Nuk e njohim shkruan Vizion Plus.