Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaron se politika e homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan është orientuar kah destabilizimit te Bashkimit Evropian.

Gjatë një interviste, kreu i shtetit të Francës vlerëson se politikat e Erdogan kanë qëllime ekspansioniste, të përziera me nacionalizëm dhe islamizëm. Sipas tij, këto politika nuk pajtohen me interesat evropiane.

Ndër të tjera, lideri francez thekson se e gjendur në një situatë të tillë, Evropa duhetë të veprojë sipas interesave të saj, përmes një vlerësimi real të asaj që po ndodh.

Nga ana tjetër, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i ka bërë thirrje Turqisë që t’i japë fund provokimeve në det dhe të ulen në tryezën e dialogut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Macron: Politika e Erdoganit, e papajtueshme me interesat evropiane shkruan Vizion Plus.