Presidenti francez, Emmanuel Macron shprehu kundërshtimin e fortë të Francës ndaj operacionit tokësor izraelit në Rafah, gjatë një telefonate me kryeministrin Benjamin Netanyahu të mërkurën.

Sipas mediave vendase, Macron i tha Netanyahut se kostoja njerëzore dhe situata humanitare në Gaza janë të patolerueshme dhe operacionet izraelite atje duhet të marrin fund.

Udhëheqësi francez paralajmëroi se një operacion i tillë do të përbënte një shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe do të krijonte një rrezik shtesë të përshkallëzimit rajonal.

Macron e përdori gjithashtu këtë telefonatë si një mundësi për të bërë thirrje për hapjen e një prej pikave kryesore të ngarkesave të Izraelit, Portit të Ashdod, duke theksuar nevojën urgjente për të dërguar masivisht ndihma humanitare për popullsinë e Gazës./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";