Magdalena Andersson është kryeministrja e parë grua e Suedisë. Ajo u zgjodh nga parlamenti pas një seance maratonë dhe zëvendëson Stefan Lofven në këtë post.

Suedia ishte i vetmi shtet nordik që nuk kishte zgjedhur kurrë një grua si lidere kombëtare. 54-vjeçarja u zgjodh pas një marrëveshje të arritur me partinë e majtë opozitare, ish-partinë komuniste, në këmbim të rritjes së pensioneve për shumë qytetarë.

Kryeministrja e re mori fillimisht duartrokitje të shumta, ndërsa më pas u përball me një tjetër realitet. Për shkak të mungesës së numrave, qeveria e saj u zhyt në krizë pasi nuk zotëron votat për aprovimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Partitë opozitare shprehën kundërshti të forta duke kërkuar ndryshimin e buxhetit pasi në kushtet aktuale është shumë i anuar nga e majta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";