Një nënë gjermane ka vrarë pesë fëmijët e saj këtë të enjte, ndërsa më pas u përpoq t’i jepte fund jetës duke u hedhur para një treni që po vinte në drejtim të saj.

Bëhet fjalë për një grua 27 vjeçe, e cila ende nuk është identifikuar. Fëmijët ishin të moshës 1, 2, 3, 6 dhe 8 vjeç. Trupat e tyre të pajetë u gjetën ditën e sotme në një apartament në qytetin e Solingen.

27-vjeçarja tentoi që të vetëvritej, por arriti që të mbijetonte, edhe pse ka marrë plagë të rënda.

Gjyshja e fëmijëve njoftoi menjëherë policinë, duke iu thënë atyre se e ëma e kishte pranuar krimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Makabër në Gjermani/ Nëna vret 5 fëmijët, tenton t’i jap fund edhe jetës së saj shkruan Vizion Plus.