Udhëheqësit e Malit të Zi shënuan 5 vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, duke e vënë theksin tek vlerat e përbashkëta me aleancën ushtarake perëndimore.

 

Presidenti Milo Gjukanoviq shprehte në Twitter krenarinë për kontributin në mbrojtjen e këtyre vlerave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne u jemi mirënjohës miqve, partnerëve dhe aleatëve tanë për mbështetjen e tyre në zhvillimin e kapaciteteve tona dhe arritjen e standardeve të një anëtari të përgjegjshëm të NATO-s”, shkruan zoti Gjukanoviq në Twitter.

 

 

Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq shënoi këtë përvjetor me një deklaratë në media.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

“Ndiejmë liri dhe siguri për shkak të kontributit tonë të përbashkët për sigurinë kolektive. Është ky komunitet i demokracisë, vlerave dhe qëndrueshmërisë. E ardhmja e Malit të Zi është e sigurtë, ne jemi NATO”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasada Amerikane në Podgoricë njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që janë mike, partnere dhe aleate të Malit të Zi.

 

“ Urime Malit të Zi në 5 vjetorin e anëtarësimit në NATO. SHBA-të janë krenare për miqësinë, partneritetin dhe aleancën me ju”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pesë vjet më parë Mali i Zi u bë zyrtarisht anëtari i 29-të i Aleancës.

 

Rusia reagoi ndaj anëtarësimit të Malit të Zi, duke ndërmarrë hapa praktike për ta ndëshkuar atë për radhitjen me perëndimin , duke përdorur edhe përpjekjen për grusht shteti në Mal të Zi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Moska me ndihmën e Beogradit zhvilloi një fushatë negative ndaj Malit të Zi, e cila vazhdon edhe sot dhe instaloi forca të ndryshme politike në këtë vend, të kontrolluara nga këto dy vende.