Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, i cili ndodhet në Kroaci me pushime, është kapur në një video duke kënduar një këngë nacionaliste kroate.

Në videon e publikuar në faqen e internetit të gazetës “Bild”, Neuer shihet në një varke në Dubrovnik me disa miq, mes të cilëve ishte edhe trajneri i portierëve, Toni Tapalovic, teksa këndojnë “Lijepa li si” (Sa e bukur je).

Neuer nuk e ka komentuar ende videon në fjalë, por menaxheri i tij i sqaroi Bild se lojtari nuk flet kroatisht, e për pasojë nuk e ka kuptuar tekstin.

Manuel Neuer kapet duke kënduar këngë nacionaliste kroate shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";