Marka sportive “Puma” do t’i japë fund sponsorizimit të ekipit kombëtar të futbollit të Izraelit, rapotojnë mediat ndërkombëtare.

Vendimi i kompanisë për të mos rinovuar kontratën me Federatën e Futbollit të Izraelit është marrë një vit më parë, shkruajnë mediat, duke bërë me dije se vendimi nuk lidhet me situatën e krijuar në Lindjen e Mesme.

Kompania thuhet gjithashtu se do të ndërpresë punën e saj me ekipet e tjera kombëtare si Serbia.

Disa aktivistë pro-palestinezë kanë akuzuar markën për mbështetjen e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, gjë që Puma e mohon. Vitet e fundit, aktivistët kanë organizuar protesta jashtë dyqaneve të kësaj kompanie. Thirrja për bojkot të produkteve të markës është intensifikuar që nga fillimi i luftës më 7 tetor./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";