Kryeministri kinez Li Qiang është shprehur se shpreson që SHBA dhe Kina mund të jenë vende “partnere, dhe jo kundërshtarë”.

Deklarata e kryeministrit kinez u bë gjatë takimit që ai zhvilloi me Sekretaren e Thesarit të SHBA, Janet Yellen , e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Pekin.

Li vuri në dukje në fillim të takimit të tyre dypalësh se qytetarët kinezë e kanë ndjekur me kureshtje dhe interes vizitën e Yellen që kur ajo mbërriti në Kinë të enjten, me ndalesën e parë në pjesën jugore të vendit, Kantonin (Guangzhou), gjë që tregon, sipas tij , “pritshmëria dhe shpresa se marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së do të vazhdojnë të përmirësohen”.

Nga ana e saj, ministrja amerikane i tha kryeministrit kinez se kjo marrëdhënie mund të përparojë vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vizita e Yellen, e dyta e saj në Kinë brenda një viti, vjen në një kohë kur Uashingtoni dhe Pekini janë në mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, të tilla si aksesi në teknologjitë më të fundit, e ardhmja e Tajvanit ose aplikacioni TikTok./vizionplus.tv/