Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi sot Buchan, një qytet në të cilin forcat ruse janë akuzuar për masakër të civilëve.
Pavarësisht vuajtjeve njerëzore atje, ai u tha gazetarëve se banorët po tregonin humanizmin e tyre duke siguruar që kafshët e pastrehë të ushqeheshin.
“Kjo është një tipar karakteristik i njerëzve tanë, mendoj: trajtojini kafshët ashtu siç do t’i trajtonit njerëzit. Por, ju mund të shihni përreth se çfarë i është bërë këtij qyteti modern. Kjo është një karakteristikë e ushtarëve ruse, t’i trajtojnë njerëzit më keq se kafshët. Ky është gjenocid i vërtetë.”
Zelensky fajësoi Rusinë për “zvarritjen” e bisedimeve të paqes në Turqi, duke thënë se kjo vetëm do ta përkeqësojë situatën në terren.
Nga ana tjetër, Moska mohon të ketë shënjestruar civilë gjatë pushtimit të saj.