Një deputet holandez i krahut të djathtë është urdhëruar të fshijë nga rrjetet sociale, postimet ku krahasonte kufizimet ndaj Covid-19 me Holokaustin. Thierry Baudet, lider i partisë Forumi për Demokracinë tha në rrjetin social Twitter se personat e pavaksinuar ishin hebrenjtë e rinj, dhe ata që kthejnë kokën nga ana tjetër, nazistët e rinj.

Postimet nxitën reagime të forta nga të mbijetuarit e holokaustit dhe grupe në mbrojtje të hebrenjve, të cilët nisën një aksion ligjor. Një gjykatë vendosi kundër tij dhe e fajësoi për fyerje të pakuptimtë ndaj viktimat të regjimit nazist dhe të afërmve të tyre.

Gjykatësi urdhëroi deputetin të fshijë postimet brenda 48 orëve, ose në të kundërtën do të përballet me një gjobë prej 25 mijë eurosh. Ai ndalohet gjithashtu të postojë çdo imazh që lidhet me Holokaustin gjatë debateve për masat anti-Covid.

Holanda ndalon qasjen e personave të pavaksinuar në ambiente të caktuara, dhe do të lërë në fuqi kufizimet për frenimin e  pandemisë edhe gjatë periudhës së festave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";