Një prokuror i Stambollit kërkoi këtë të martë dënim me më shumë se 2000 vite burg për kryetarin e burgosur të Stambollit Ekrem Imamoğlu.
Imamoglu, rivali kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, akuzohet për plot 142 vepra penale që lidhen me korrupsionin, ryshfetin, zhvatjen dhe grupin e strukturuar kriminal.
Sipas prokorit, kryebashkiaku i Stambollit së bashku me një grup me më shumë se 400 persona i kanë shkaktuar shtetit turk humbje me 160 miliardë lira.
Një tjetër kërkesë e ndarë nga çështja, kërkon edhe mbylljen e partisë opozitare, Partia Republikane Popullore pjesë e së cilës është edhe Imamogli.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Të gjithë personat e akuzuar i kanë mohuar pretendimet e prokurorit.
