Garda Kufitare e Polonisë ka thënë se numri i refugjatëve që kanë hyrë në këtë shtet nga Ukraina – prej nisjes së pushtimit rus – ka kaluar shifrën dy milionë.

 

Ky numër është më i madh sesa popullsia e kryeqytetit polak, Varshavës. Garda Kufitare ka thënë përmes një postimi në Twitter të premten se numri i refugjatëve që hyjnë në Poloni është duke u zvogëluar çdo ditë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas saj, 52,000 njerëz kanë kaluar kufirin në 24 orët e fundit.

 

“Shumica janë gra dhe fëmijë. Zyrtarët e Gardës janë polakët e parë që u ndihmojnë atyre pas kalimit të kufirit. Shumicën e kohës, shprehja e mbështetjes do të thotë shumë”, ka thënë Garda Kufitare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më shumë se 3 milionë njerëz kanë ikur prej luftës në Ukrainë, sipas Kombeve të Bashkuara. Ende nuk është e qartë sa refugjatë janë tani në Poloni, pasi shumica prej tyre kanë udhëtuar drejt vendeve tjera. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

 

Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";