Britania e Madhe ka një mbret të ri.

 

Charlsi i III u shpall zyrtarisht mbret dhe u zotua t’i kushtonte jetën e tij kryerjes së detyrave mbretërore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëna ime la një shembull të përjetshëm dashurie dhe shërbimi vetëmohues. Mbretërimi i nënës sime ishte i pashembullt në kohëzgjatjen dhe përkushtimin e tij. Jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të thellë, për detyrat dhe përgjegjësitë që më janë caktuar tani. Lutem për udhëzimin dhe ndihmën e Zotit të Plotfuqishëm në kryerjen e kësaj detyre që më është caktuar dhe për të cilën tani do t’i kushtoj pjesën tjetër të jetës sime.

 

Në ceremoninë  e kurorëzimit të tij morëm pjesë mbi 200 personalitete nga Britania dhe bota, të cilët sipas zakonit brohoritën “Zot ruaj mbretin” përpara se të fillonte nënshkrimi i dokumenteve. Më pas mbreti i ri Charles bëri betimin dhe të pranishmit nënshkruan si dëshmitarë. Lajmi u bë i ditur edhe për publikun nga ballkoni i pallatit mbretëror.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Proklamata e shpalljes së Charles do të lexohet publikisht në Edinburg, Skoci, Belfast, Irlanda e Veriut dhe Cardiff, Uells.

 

Zgjedhja e mbretit të ri u pasua nga 41 të shtëna me top në Hyde Park dhe 62 në Kullën e Londrës. Tashmë është parlamenti ai që do t’i shprehë besnikërinë mbretit Charles i tretë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";