Ka përfunduar dita e dytë e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në maqedoninë e veriut.

Këtë të martë, shprehën vullnetin e tyre më rreth 9 mijë të burgosur, të sëmurë kronikë, persona nën arrest shtëpiak si dhe të moshuar në azile.

Në kushtet e pandemisë, qytetarët u detyruan të mbajnë maskat, të ruajnë distancën fizike si dhe higjenën personale.

Për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi, zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shtynë me tre muaj dhe konsiderohen vendimtare për të ardhmen e vendit, por pritshmëritë për pjesëmarrjen në votime janë pesimiste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rreth 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin 120 përfaqëuesit e tyre në parlament.

The post Mbyllet votimi në Maqedoninë e Veriut/ Shprehin vullnetin e tyre të burgusurit e të sëmurët appeared first on Vizion Plus.