Një tragjedi ka ndodhur në ujërat greke ditën e sotme, kur një varkë me emigrantë u fundos.
Një operacion kërkim-shpëtimi, i koordinuar nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit është duke u zhvilluar në jug të Gavdos, pasi një varkë që transportonte emigrantë u përmbys.
Deri më tani, janë gjetur tre trupa të pajetë dhe 56 persona janë shpëtuar nga një forcë e Frontex.
Dy anije po lundrojnë në zonë dhe dy anije të Rojës Bregdetare po kërkojnë për të tjerë persona që mund të jenë mbytur, ndërsa është ngritur edhe një helikopter.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kërkimet po vazhdojnë për çdo person të zhdukur, teksa moti i keq e pengon operacionin.
