Bashkëshorti i 20-vjeçares, e cila u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në Greqi, pranë krevatit të foshnjes, ka pranuar autorësinë e krimit që i tronditi të gjithë.

 

Pas më shumë se tetë orësh në pyetje nga policia, 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos ka pranuar se ka qenë ai që ka vrarë bashkëshorten e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha para autoriteteve se Caroline i kishte kërkuar divorcin, ndërsa pretendoi se ajo gjithashtu e kërcënoi se do t’i merrte fëmijën 11-muajsh dhe do të largohej. Provat që kishte siguruar policia ishin të pakontestueshme, ndaj 32-vjeçari u detyrua që të pranojë fajin çka çoi dhe në arrestimin e tij.