Shtohen spekulimet mbi gjendjen shëndetësoretë liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

 

Kohët e fundit, udhëheqësi i vendit komunist është shfaqur në një paradë ushtarake me një shenjë të errët, në anën e pasme të djathtë të kokës, dhe në një dalje të dytë për ushtrinë e veteranëve, shenja u mbulua me një fashë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Muajve të fundit ka pasur spekulime të ndryshme në lidhje me shëndetin e Kim Jong-un, pasi ai humbi një sasi të konsiderueshme të peshës në fillim të këtij viti.

 

Në muajin maj, një qytetar doli në televizionin shtetëror, pothuajse duke qarë, e ku shprehej se njerëzit ishin të shqetësuar për pamjen jo fort të mirë të udhëheqësit të tyre. Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që Kim Jong Un shfaqet në publik me shenja misterioze, duke ngritur aludime për shëndetin e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";