Policia greke po heton në disa pista për të arritur në gjurmët e autorit/autorëve të vrasjes së 40-vjeçares shqiptare në Athinë.
40-vjeçarja u gjet nga autoritetet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit, me një thikë në bark dhe e mbuluar nga gjaku
Sipas informacioneve, nga të dhënat e para të mbledhura nga EL.AS., rezulton se 40-vjeçarja gjatë javës së Pashkëve u ishte drejtuar autoriteteve dhe kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.
Në atë kohë, oficerët i kishin shprehur gatishmërinë që ta çonin në një strukturë mbrojtëse, por ajo e refuzoi. Tani policia po kërkon partnerin e viktimës, por pa përjashtuar edhe pistat e tjera./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";