Ministrat e Jashtëm të Libisë, Hafez Gaddur, ish-ambasadori i Libisë në Itali, dhe ai i Arsimit, Salha Al Daraëqui, dyshohet se janë rrëmbyer teksa po transferoheshin nga Misurata në Tobruk, ku ishte planifikuar ceremonia e betimit të qeverisë së re të Fathi Bashaga.

Lajmi bëhet i ditur nga disa media libiane, sipas të cilave, autokolona e makinave është gjetur në mes të një sulmi me armë zjarri zjarri mëngjesin e sotëm. Hapësira ajrore libiane është mbyllur për momentin.

“Një grup i armatosur i lidhur me kryeministrin libian, Abdel Hamid, Dbeibah dyshohet se ka rrëmbyer ministrin e Jashtëm të caktuar në qeverinë e (Fathi) Bashagha – dhe me gjasë edhe të tjerë – ndërsa udhëtonin në Tobruk me rrugë tokësore nëpërmjet Misurata, për të marrë pjesë në betimin e qeverisë së re”, njoftoi Abaadneës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";