Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur sigurinë se kancelari i ri gjerman do të zgjidhet më shpejt se në zgjedhjet e kaluara.

“Bashkëpunimi ynë i suksesshëm do të vazhdojë derisa të zëvendësohem nga kancelari i ri gjerman. Dhe kjo patjetër do të ndodhë më shpejt se herën e kaluar”- tha Merkel.

Pas zgjedhjeve federale të vitit 2017, u deshën më shumë se pesë muaj për të formuar një qeveri të re. Merkel duket se vlerëson se Social Demokrati (SPD) Olaf Soltz do të jetë pasardhësi i saj.

I pyetur se çfarë mendoni për vërejtjet e politikanit socialdemokrat për Fondin Evropian të Rimëkëmbjes, ajo tha: “Vetë Soltz do të jetë në gjendje të komentojë për çështjen sapo të përfundojë marrëveshja e koalicionit mbi qeverinë e re.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë ditën e djeshme kanë filluar edhe bisedimet per 3 partive në Gjermani për të formuar koalicionin qeverisës.