Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje qytetarëve gjermanë që të vaksinohen kundër koronavirusit, duke thënë se sa më shumë njerëz që vaksinohen, aq më shumë liri do të ketë.

Normat e vaksinimit në Gjermani kanë rënë javëve të fundit.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 58.7 për qind e qytetarëve gjermanë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, ndërsa 43 për qind janë vaksinuar plotësisht.

Instituti për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani “Robert Koch” ka thënë javën e kaluar se vendi duhet të synojë vaksinimin e 85% të njerëzve të moshave 12-59 vjeç dhe të 90% të njerëzve mbi 60 vjeç, për të parandaluar variantin Delta të koronavirusit që të shkaktojë rritje të numrit të rasteve në vjeshtë dhe dimër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Delta, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përhapet më shumë se variantet e mëparshme.

“Sa më shumë njerëz që vaksinohen, aq më shumë të lirë do të jemi”, tha të martën Merkel, e cila është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Gjermania i ka hequr shumë kufizime nga koronavirusi muajve të fundit, por njerëzve ende u kërkohen teste negative të koronavirusit ose certifikata të vaksinimit për të ngrënë në ambientet e brendshme të restoranteve, ku kapaciteti është i kufizuar.

Maskat në dyqane kërkohen po ashtu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Koronavirusi në Gjermani ka infektuar mbi 3.7 milionë njerëz dhe ka vrarë mbi 91,000./ REL