Papa Françesku, duke iu drejtuar besimtarëve gjatë audiencës së përgjithshme të rregullt të së mërkurës në Vatikan, iu referua nevojës që paqja të mbizotërojë në të gjitha rajonet e shkatërruara nga lufta të botës.

Më në detaje, me një referencë më specifike për Pashkët Katolike, e cila festohet të dielën, më 31 mars, Françesku u ndal tek Ukraina dhe Palestina, dy vende që janë në luftë.

“Zoti na dhëntë paqe. Në Ukrainën martire, e cila po vuan kaq shumë nga bombardimet. Dhe në Palestinë dhe në Tokën e Shenjtë, paqja mbizotëroftë në Tokën e Shenjtë. Zoti na dhëntë paqe për të gjithë ne, si një dhuratë për Pashkët e tij”, tha Papa. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";