Në Vjenë të Austrisë më 20 nëntor disa mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protesta për të kundërshtuar masat e reja të izolimit kundër pandemisë.

Policia tha se rreth 7,000 persona morën pjesë në protestë e cila ishte organizuar për të kundërshtuar bllokimin mbarëkombëtar që hyn në fuqi më 22 nëntor.

Protestuesit gjithashtu kundërshtuan detyrimin ligjor për vaksinim kundër koronavirusit në bazë të një ligji i cili pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022.

Partia e Lirisë e krahut të djathtë (FPOe) ka bërë thirrje për demonstrata.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lideri i partis, Herbert Kickl, i cili aktualisht vuan vetë nga COVID-19, nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në protestë.

Në një paraqitje përmes videos, ai tha se masat kundër COVID-19 janë “totalitare”.

Vende të ndryshme në Evropë janë duke marrë masa për të parandaluar përhapjen ndaj koronavirusit.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se është “shumë e shqetësuar” për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në Evropë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke folur për BBC-në, më 20 nëntor, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge paralajmëroi se rreth 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në muajin mars, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente./ Rel