Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, del sërish kundër Donald Trump, lidhur me trazirat e 6 janarit. Ai hodhi poshtë deklaratën e ish-presidentit se mund të ndalonte Joe Biden të merrte drejtimin e Shtëpisë së Bardhë vitin e kaluar.

Në kundërshtimin më të fortë deri më tani, Pence tha se Trump gabohej në vlerësimin se kishte të drejtë të kthente rezultatin e zgjedhjeve. Gjatë deklaratës për shoqërinë federaliste në Florida, ai e konsideroi opinionin e Trump lidhur me këtë çështje si “jo amerikane”.

“Nuk kisha asnjë të drejtë të ktheja rezultatin e zgjedhjeve. Presidenca u përket amerikaneve dhe vetëm qytetarëve amerikanë”, tha Pence. Tentativa e ish-presidentit Trump për të qëndruar në pushtet solli trazirat e 6 janarit në Capitol Hill, ku humbën jetën 5 persona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";