Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka vizituar këtë të shtunë Francën, ku është takuar me presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar mbi çështjet e terrorizmit edhe kërcënimeve globale.

Pompeo pritet të marrë pjesë edhe në një ceremoni për të nderuar viktimat e sulmeve të fundit terroriste në Francë.

Sekretari i shtetit do të udhëtojë  edhe në Stamboll për t’u takuar me patriarkun e kishës ortodokse lindore, ku do të diskutojnë çështjet fetare në Turqi dhe promovimin e lirisë fetare.

Franca është ndalesa e parë për Pompeon , në një udhëtim 10-ditor, në shtatë vende të Europës dhe Lindjes e Mesme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";