Një propozim i anëtarëve të Bashkimit Evropian për të ndaluar vizat turistike për rusët për shkak të luftës në Ukrainë, duket se po përballet me pengesa të mëdha.

 

Ministrat e BE-së janë mbledhur sot në Pragë të Republikës Çeke për të diskutuar për këtë propozim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Franca dhe Gjermania kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pak kohë para takimit, duke thënë se çështja e kufizimit të vizave për rusët do të ishte kundërproduktive, teksa BE-ja po tenton të fitojë “zemrat dhe mendjet” e rusëve që nuk e mbështesin agresionin e paprovokuar të Moskës ndaj Ukrainës.

Çështja e ndalimit të vizave për rusët është aktualizuar ditëve të fundit nga disa shtete të BE-së, por për këtë çështje duhet një vendim unanim i të 27 shteteve anëtare, në mënyrë që të shndërrohet në sanksion të ri kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne duhet të mendojmë për mënyra të mençura për të përdorur këtë levë të rëndësishme, që është lëshimi i vizave”, u tha në deklaratën e përbashkët të Gjermanisë dhe Francës.

 

“Përderisa kufizojmë kontaktet me përfaqësuesit e regjimit dhe autoriteteve në tema të interesit vital të BE-së, ne duhet të luftojmë në mënyrë strategjike për të fituar zemrat dhe mendjet e popullatës ruse – të paktën e atyre segmenteve që nuk janë shkëputur krejtësisht nga Perëndimi”, thanë dy shtetet, duke sugjeruar se blloku duhet të vazhdojë të ofrojë viza për studentët, artistët, shkencëtarët dhe profesionistët e tjerë kyçë që duan të hyjnë në BE.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetet që ndajnë kufirin me Rusinë – shtetet e Baltikut, Polonia dhe Finlanda – janë nismëtare për vendosjen e kufizimeve sa i përket lëshimit të vizave turistike për rusët. Përderisa BE-ja ka vendosur ndalesa në fluturimet nga Rusia, shumica e udhëtarëve përdorin kufijtë tokësorë për të udhëtuar në shtetet e bllokut.

 

Një marrëveshje e vitit 2007, ka mundësuar lehtësimin e kritereve për marrjen e vizave të BE-së nga rusët, por kjo marrëveshje është pezulluar pjesërisht në fund të shkurtit, duke u pamundësuar udhëtimin në bllok personave të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, rusët e zakonshëm nuk u prekën nga kjo ndalesë dhe ata ende gëzojnë përfitime lehtësuese nga kjo marrëveshje, e cila ul kohën e pritjes dhe të kostos, por edhe kërkon më pak dokumente për aplikim për vizë.

 

Ministri i Jashtëm rumun, Bogdan Aurescu, i tha Radios Evropa e Lirë se Bukureshti “përkrah plotësisht” pezullimin e marrëveshjes së lehtësimit të vizave me Rusinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga BE-ja që të ndalojë lëshimin e vizave për të gjithë shtetasit rusë, me qëllim që të ndëshkojë Moskën për pushtimin e paprovokuar të shtetit të tij.

 

Por, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha më 29 gusht se “veçse ka pasur një pezullim të pjesshëm” sa i përket regjimit të vizave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk do të thosha se asnjë rus nuk mund të shkojë kurrë në Evropë, për çfarëdo arsyeje. Por, u takon ministrave të vendosin”, tha ai.

 

Borrell tha, po ashtu, se pret të marrë miratimin e ministrave të BE-së që po takohen në Pragë edhe për nisjen e punës në një mision trajnues të ushtrisë ukrainase. REL/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";