Konsumatorët në Gjermani duhet të përgatiten për çmime të larta të energjisë në periudhë afatgjatë, ka thënë ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck të hënën, 2 maj.

 

“Ne duhet të vazhdojmë të llogarisim në çmime më të larta”, ka thënë Habeck në Berlin, duke theksuar se shteti nuk mund të absorbojë të gjitha rritjet e çmimeve të energjisë – as për kompanitë, as për konsumatorët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo është e vërteta e hidhur dhe e rëndë”.

 

Ai ka thënë se Qeveria federale ka krijuar një mori programesh për ndihmë për të garantuar likuiditet dhe për të mbajtur në treg furnizuesit e energjisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mirëpo ato – dhe nuk mund ta kursej askënd nga ky mesazh i rëndë – nuk ka mundësi të parandalojnë rritjen e çmimeve”, ka thënë ai pas një takimi me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme.

 

Shumica e kompanive kanë kontrata afatgjata, çka ka mundësuar bllokim të çmimeve, ka thënë ai. Kjo nënkupton që një numër i kompanive nuk do të përjetojnë pasojat deri më 2023 – dhe çmimet për disa produkte do të rriten vetëm atëherë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri gjerman ka thënë se ekonomia është nën presion të madh. Përveç sfidave me energjinë, tregu po përballet edhe me mungesë të  punëtorëve të kualifikuar.Zinxhirët e furnizimit po ashtu janë bërë të cenueshëm për shkak të luftës në Ukrainë dhe pandemisë së koronavirusit./R.E.L