Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka deklaruar se nëse Rusia përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, kjo do të jetë një “katastrofë për botën”.

Komenti i tij erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë ruse të vendoste forcat e saj bërthamore në “gatishmëri speciale”.

Duke folur në një konferencë shtypi, Kuleba tha: “Ky urdhër nga presidenti Putin erdhi menjëherë pasi u bë njoftimi për dy delegacione të gatshme për t’u takuar për bisedime.

Ne e shohim këtë njoftim apo këtë urdhër si një përpjekje për të bërë presion shtesë mbi delegacionin ukrainas. Por ne nuk do të dorëzohemi para këtij presioni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne shkojmë atje për të dëgjuar çfarë ka për të thënë Rusia dhe do t’u tregojmë atyre se çfarë mendojmë për gjithë këtë”.