Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, tha sot se dronët e dyshuar të lëshuar nga Izraeli kundër qytetit iranian të Isfahanit nuk kanë shkaktuar dëme apo viktima.

Shefi i diplomacisë iraniane i bëri këto deklarata duke folur me të dërguarit e kombeve myslimane në Nju Jork.

“Mbështetësit mediatikë të regjimit sionist, në një përpjekje të dëshpëruar, u përpoqën ta paraqesin humbjen e tyre si fitore, ndërsa mini-dronet e rrëzuara nuk shkaktuan dëme apo viktima”, tha Abdollahian, sipas mediave iraniane.

Teherani ka theksuar se nuk ka plane të hakmerret kundër Izraelit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Izraeli nuk ka bërë asnjë koment publik mbi sulmin e hershëm të së premtes brenda Iranit./vizionplus.tv