Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse këtë të enjte është shprehur se mundësia për një luftë të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës është i papranueshëm, duke vënë në dukje se tërheqja e forcave të NATO-s nga Evropa Lindore do të lehtësonte tensionet ushtarake në rajon.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se vendi ynë nuk ka ndërmend të sulmojë askënd. Ne e konsiderojmë të papranueshme edhe të mendojmë për një luftë mes popujve tanë”,  ka thënë zyrtari rus Alexei Zaitsev.

Deklarata e tij është një nga të fundit në një seri deklaratash zyrtare që synojnë të zbusin frikën e një pushtimi të afërt rus.

Ndër të tjera, zyrtari i ministrisë ka theksuar se java e kaluar tregoi se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, është më shumë një konflikt që po e nxisin vendet e tjera, një konflikt artificial dhe se Moska është e bindur se pa “ndihmën” e Perëndimit, konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës do të ishte vendosur shumë kohë më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, Zaychev tha se aleanca ushtarake e NATO-s duhet të tërheqë forcat e saj nga Evropa Lindore dhe se një veprim i tillë do të ndihmonte në uljen e tensioneve ushtarake në rajon.