Provokim dhe kalim i vijës së kuqe, është cilësuar hyrja e ministrit izraelit të Sigurisë, Ben-Gvir në kompleksin e xhamisë Al Aksa në Jerusalem. Ministri, i cili i përket ekstremit të djathtë të Izraelit, ka kërkuar që shteti hebre të ketë më shumë akses në vendin e shenjtë të myslimanëve. Vizita e tij ngjalli reagime të ashpra, duke u cilësuar si provokim i pastër nga bota arabe, por edhe nga opozita izraelite.

 

 

Ministria e Jashtme palestineze tha se dënon fuqishëm sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa nga ministri ekstremist Ben-Gvir dhe e sheh atë si provokim të paprecedentë dhe një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, të cila kanë rregulluar raportet me Izraelin vitet e fundit e dënuan vizitën e ministrit. Udhëheqësi i opozitës izraelite, ish-kryeministri Yair Lapid kishte paralajmëruar se hyrja e planifikuar e Ben-Gvir në kompleks do të çonte në dhunë dhe e quajti atë një provokim të qëllimshëm që do të vërë jetët në rrezik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

Jerusalemi Lindor dhe Kompleksi Al Aksa është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit pas Mekës dhe Medinës. Në të lejohet vetëm hyrja e myslimanëve. E djathta ekstreme izraelite është përpjekur ta ndryshojë këtë dhe të lejojë lutjen  në vend, pavarësisht kundërshtimit nga shumë hebrenj ultra-ortodoksë dhe ndalimit nga rabinët kryesorë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

Ekstremi i djathtë izraelit ka kërkuar prej vitesh që brenda kompleksit të ndërtohet një tempull i shenjë për hebrenjtë. Kjo ka ngjallur frikën për një tjetër përplasje të përgjakshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";