Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallad tha sot se lufta po zhvendoset gradualisht nga Rripi i Gazës në frontin verior, ndërsa Izraeli përgatitet për një përshkallëzim të madh në konfliktin me Hezbollahun libanez.

“Qendra jonë e gravitetit po zhvendoset nga jugu në veri, ne jemi në një ndryshim gradual. Ne kemi ende punë në jug, kemi pengje që duhet t’i kthejmë, ne jemi duke negociuar për këtë dhe mendoj se do të arrijmë të marrim rezultate, është diçka shumë e rëndësishme”, tha Gallad gjatë inspektimit të Divizionit të 36-të, në veri të Izraelit.

“Ne duam t’i kthejmë banorët (të zhvendosur) në veri, duam t’i kthejmë ata të sigurt. Nëse kjo mund të bëhet në bazë të një marrëveshjeje, ne do ta bëjmë atë në këtë mënyrë”, tha Gallant, duke paralajmëruar se në të kundërt Izraeli do të ndërmerrte veprime./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";