Ministri rus i financave ka akuzuar vendet e huaja se duan të çojnë Rusinë në falimentim “artificial” përmes sanksioneve të vazhdueshme kundër Kremlinit. Anton Siluanov tha se vendet perëndimore synojnë të detyrojnë Rusinë të shkojë drejt falimentit.

“Ngrirja e llogarive në valutë të Bankës së Rusisë dhe te qeverisë ruse mund të konsiderohet si dëshira e një numri vendesh të huaja për të organizuar një faliment artificial që nuk ka baza reale ekonomike.”

Disa banka ruse janë bllokuar nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";