Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se edhe katër fëmijë kanë vdekur në spitalin Kamal Adwan.

Në njoftim është bërë e ditur se fëmijët kanë vdekur nga dehidratimi dhe uria.

Ministria ka njoftuar se me vdekjen e këtyre katër fëmijëve, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga uria këtë javë, ka shkuar në 10.

Ndërkaq, zyrtarët palestinezë kishin paralajmëruar këtë javë se mijëra persona mund të vdesin nga uria në ditët në vijim nëse ndihma e duhur humanitare nuk arrin të gjitha rajonet e Gazës./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";