Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se numri i palestinezëve të vrarë ka kaluar shifrën prej 11.000.

 

Ministria tha të premten se 11.078 persona janë vrarë që kur lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi luftëtarët e Hamasit kryen sulm të befasishëm ndaj Izraelit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbi 1.400 persona janë vrarë në Izrael, në sulmin e parë të Hamasit. Ndërkaq, 41 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gazë që nga nisja e ofensivës tokësore.

 

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë aftësinë e Hamasit për të qeverisur me Gazën dhe për të sulmuar Izraelin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se pasi të përfundojë lufta dhe të mposhtet Hamasi, trupat izraelite do të mbajnë “përgjegjësinë për sigurinë e përgjithshme” për një periudhë të pacaktuar./rel