Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka dënuar vrasjen e dhjetëra civilëve në Kramatorsk, mes të cilëve kishte edhe fëmijë.

 

Në një postim në “Twitter”, ajo thekson se mizoritë e bëra në këtë qytet janë një dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus në Ukrainë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vrasja e dhjetëra civilëve në #Kramatorsk një ditë pasi u pezullua nga #HRC për shkak të mizorive që ka kryer në #Ukrainë është edhe më shumë një dëshmi e natyrës kriminale të luftës të #Rusisë. Tashmë është e qartë se këto nuk janë raste të izoluara. Vrasja e civilëve është bërë pjesë standarde e aktivitetit ushtarak të #Rusisë. Bota duhet të bashkohet për të dënuar këtë luftë mizore ilegale dhe regjimin kriminal që po e bën atë.”