Të vetmet krijesa që duket se po shijojnë ndërtesën e policisë së New Orleans-it, janë minjtë në dhomën e provave, thanë zyrtarët këtë javë.

“Minjtë po hanë marihuanën tonë. Ata janë lart”, tha shefja e policisë Anne Kirkpatrick në një takim të Komitetit të Drejtësisë Penale.

Sipas CBS, ndërtesa e stacionit policor në rrugën Broad është aq e pushtuar nga minjtë dhe buburrecat, saqë stafi hyn dhe gjen jashtëqitjet e minjve në tavolinat e tyre.

Kondicionerët e ajrit në ndërtesë nuk funksionojnë dhe ashensorët gjithashtu janë jashtë përdorimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";