Thriller me zhdukjen dhe vdekjen në rrethana misterioze të vogëlushit 2-vjeçar në Francë. Autoritetet franceze konfirmuan ditën e djeshme skenarin më të keq.

“Eshtrat e 2-vjeçarit i cili rezultonte i zhukur prej nëntë muajsh u gjetën të shtunën 30 mars në rajonin Alpes-de-Haute-Provence, në Francën juglindore”, njoftoi dje zyra e prokurorit publik Aix-en-Provence.

“Të shtunën, policia kombëtare u informua për zbulimin e eshtrave pranë vendbanimit Vernet”, analizat e identifikimit gjenetik të të cilit bënë të mundur “të arrihet në përfundimin se i përkasin fëmijës Emil Soleg”, tha prokurori Jean-Luc Basson në një deklaratë publike.

Dy vjeçari u zhduk më 8 korrik të 2023-it. Ditën që u zhduk 2-vjeçari sapo kishte mbërritur në zonë për të kaluar pushimet verore në shtëpinë e gjyshërve, nga ana e mamit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në deklaratën e prokurorit thuhet se grupet hetimore po bëjnë një hetim të thelluar për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes dhe vdekjes së 2-vjeçarit.

Emil u pa për herë të fundit me gjyshin e tij 58-vjeçar. Që atëherë, fati i tij ka qenë i paditur dhe hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë pistë hetimi, përfshirë rrëmbimin dhe vrasjen./vizionplus.tv/